Ekipi grek i jep një dorë Tiranës! Përcaktohet edhe arbitri ndaj Tbilisit, ndeshjen e fundit nxori 10 kartona

Tirana do të ndeshet me Dinamo Tbilisin në turin e parë të Uefa Champions League. Një lajm i mirë ka ardhur për bardheblutë ditën e sotme nga klubi grek, PAOK, teksa lojtari më i mirë që është edhe njëherësh kapiteni i ekipit të Tbilisit, Nika Ninua është zyrtarizuar si transferimi më i ri. 21 vjeçari ishte dhe lojtari më i shtrenjtë i kësaj skuadre, me vlerën e 900 mijë eurove.

Gjithashtu janë përcaktuar edhe gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjen Tirana-Dinamo Tbilis. Arbitri kryesor i takimit do të jetë Roomer Tarajev, i cili është me origjinë estoneze. 40 vjeçari nuk ka drejtuar thuajse asnjë ndeshje të rëndësishme në Europë, përveç disa sfidave në kampionat dhe ato të moshave në “UEFA Youth League”. Në përballjen e fundit që ka drejtuar në Kupën e Estonisë, Tarajev ka dhënë 3 kartona të kuq dhe 7 të verdhë duke treguar dhe karakterin e tij prej “polici”, që nuk fal asnjë ndërhyrje.

Gjithashtu Tarajev ka qenë edhe arbitri i katërt në ndeshjen që Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Andorrës. Asistentët e tij do të jenë estonezët Neme Nemlaid dhe Sander Saga, ndërsa arbitër i katërt është Karl Koppel. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online