Pas humbjes së dhimbshme ndaj Bajernit është koha që Barcelona të mendojë për të ardhmen, për t’u rikthyer edhe njëherë konkurruese. Pas eleminimit ndaj Romës dhe Liverpul, ky turpërim ishte i tepërt për tifozët katalanas. Ishte Pique ai që foli hapur për një revolucion tek skuadra e tij, duke thënë se nëse ndryshimi i klubit do të fillojë që nga largimi i tij, do të ishte vet i pari që do t’i jepte lamtumirën Pas deklaratave të trajnerit dhe Pique, presidenti i Barcelonës, Bartemeu, foli për mediat mbi këtë humbje turpëruese ndaj Bajernit.
“Është një humbje e rëndë. Më vjen keq për tifozët, lojtarët dhe për këdo që ndodhet pranë klubit.” – e nisi fjalimin Bartemou.
Ai gjithashtu mbështeti dhe deklaratën e Pique si dhe foli për të ardhmen e trajnerit dhe klubit në përgjithësi.
“Jam në të njëjtin mendim me Pique. I urojmë fitoren Bajernit, që ishte më superior se ne dhe meritoi të kualifikohej. Që tani e tutje do të marim vendime drastike. Disa prej tyre i kemi marrë, por më të rëndësishmet do të vijnë gradualisht. Nuk është koha për t’i përmendur tani, sot duhet t’i kërkojmë falje tifozëve. Përsa i përket trajnerit, duhet ta kalojmë njëherë këtë ditë dhe të reflektojmë”, u shpreh Bartomeu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/