Gati gjysma e lojtarëve në fushë me origjinë shqiptare, Shkëlzen Gashi gjen rrugën e rrjetës

Shkëlzen Gashi nuk e ka humbur ende nuhatjen e golit. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në ndeshjen e fundit mes Araut dhe Shafhauzenit, e cila përfundoi me rezultatin 3-4. Ndërkohë një fakt interesat ishte se gati gjysma e lojtarëve në fushën e lojës ishin me origjinë shqiptare.

Ndërkohë golin për skuadrën e Araut e kanë gjetur edhe dy lojtarë të tjerë shqiptarë. Lirdon Balaj shënoi në minutën e 60, ndërsa Shkëlqim Vladi ngushtoi diferencat në 3-4 në minutën e 87, por pa ndryshuar dot fatin e takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *