Trajneri i Torinos mund ta aktivizojë portierin serb edhe nga spitali, padrejtësi e madhe për të mos futur Etrit Berishën

Në gjithë karrierën e Etrit Berishës, sezoni aktual është më i vështiri që ka kaluar ndër vite. Nëse te Lacio do të luftonte për vendin e titullarit dhe arriti ta fitonte atë, te Torino e ka thuajse të pamundur. Më tepër sesa për shkakun e konkurrencës, thjeshtë trajneri Juriç nuk e preferon.

Pikërisht njeriu që rriti Rrahmanin dhe Kumbullën te Verona, megjithëse Berishën “po e fundos”. Portieri shqiptar erdhi pas një super sezoni te SPAL, atje ku kërkonte postin e portierit të parë. Megjithatë Juriç i besoi Milinkovic-Savic, që gjithë kohën kishte qenë portieri i dytë te Torino.

Edhe në mesin e 100 kritikave të marra pas një serie ndeshjeve negative ku gafat e tij ishin të panumërta, Juriç sërish nuk e ndryshoi gardianin e portës. Në gjithë këtë sezon, Berisha numëron zero minuta të aktivizuara në Serinë A. Këtë herë mund të ketë debutimin e tij pasi Milinkovic Savic do të mungojë në fundjavë ndaj Bolonjës.

Kjo jo për shkakun e Juriç, por për një dëmtim në dorë. Megjithëse nuk përjashtohet që trajneri ta aktivizojë Milinkovic Savic edhe nga stoli. Por nga ana tjetër kjo mungesë do të thotë se Berisha e ka vendin e siguruar. Sipas raportimit të mediave, nuk janë të pakëta gjasat që para portierit shqiptar të aktivizohet gardiani i akademisë, Gemello, çka do të thotë se Berisha përfundon në portierin e tretë të Torinos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online