Atalanta ia doli, ëndrra Champions u bë realitet dje natyrisht heroi është trajneri XhanPiero Gasperini.
Ky i fundit tashmë kërkohet nga klube të pasur, sepse ka mahnitur me ekipet që ka ndërtuar vitet e fundit, edhe pse me buxhet shumë të vogël.
Gjithsesi, Gasperini frenon për momentin dhe nuk flet për të ardhmen: “E ardhmja ime? Do shijoj momentin, është koha të festoj dhe të qetësohem, do kemi plot kohë për të vendosur për të ardhmen. Nuk ishte e lehtë ndaj Sasuolos, ekip i forte dhe serioz, por skuadra ime u tregua e jashtëzakonshme, e mrekullueshme”.
Champions League për herë të parë në jetë: “Është një arritje e madhe, e pamenduar, por mese e merituar. Kjo skuadër do beje figurë të mirë në Champions.
PERKASI – Edhe presidenti Perkasi ishte i ngazëllyer pas fitores ndaj Sasuolos dhe pas ndeshjes tha:” Kampionat i jashtëzakonshëm, kemi luajtur shumë bukur. Përqafimi i parë shkon për Gasperinin, do jetë heroi ynë. Vitin e ardhshëm do jetë këtu, nuk bëhet fjalë të largohet”.