Për të tretin vit rresht Atalanta siguron një vend në kupat e Europës, por tashmë është një fitore larg kualifikimit në Champions League, diçka e pabesueshme.
Trajneri Xhanpiero Gasperini natyrisht ka mbetur shumë i kënaqur nga barazimi në Torino ndaj Juves.
“Ishte ndeshje thelbësore për të arritur objektivat tona. Na eci mbarë, morëm një pikë që përbën një arritje të madhe.
“Treguam që nuk jemi një skuadër që veç vrapon, por kemi edhe shumë cilësi. Pak penallti, shumë gola, prej të cilëve shumica me aksione. Ky vit ka qenë fantastik.
“Me Juven na ecën? Kur mbërrin në këto nivele, duhet të dish të fitosh edhe me ekipet e mëdha. Sot nuk ishte e lehtë, sepse Juve luajti deri në fund. Tani jemi si në ëndërr, nuk ndalemi dot…”.