Viti 2019 nuk ka nisur siç duhet për Shkëlzen Gashi. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka mbetur pa ekip që prej muajit shkurt, pasi klubi Colorado Rapids vendosi të ndërpriste në mënyrë të njëanshme kontratën me mëngjarashin.
Një rikthim në Zvicër është hapi më logjik për karrierën e 30-vjeçarit. Gjatë ditëve të fundit në mediet e zvicerane kanë filluar të qarkullojnë lajme për një interes të klubit të Grasshopers.
Klubi më i titulluar në Zvicër po kalon një ndër momentet më të errëta të historisë së tij, pasi sezonin tjetër do të rikthehen në kategorinë e dytë zvicerane pas 70 vitesh qëndrim të vazhdueshëm në elitën e futbollit zviceran.
Drejtuesit e klubit kanë një plan ambicioz, ku synohet që investimet të qëndrojnë në nivele të larta dhe në klub të afrohen lojtarë me një të shkuar me klub të suksesshme te klubi nga qyteti i Zyrihut.
Te Grasshopers, Gashi kaloi dy ndër sezonet më të mira të karrierës së tij, ku në njërin prej tyre ishte golashënuesi i kampionatit zviceran me 19 gola, paraqitje kjo që i siguroi një transferim te “gjigantët” e Bazelit.