Garë e padrejtë për blerjet? Guardiola i kthehet Klop: Shkoni në gjykatë! E mbani mend Arsenalin dhe United dikur?

Guardiola ka reaguar për fjalët e thëna nga ana e Klop. Trajneri i Liverpulit theksoi se gara po bëhej shumë e padrejtë pasi disa klube kanë ndërhyrë me investime të mëdha në merkato duke tejkaluar limitin. Menjëherë erdhi edhe përgjigja e trajnerit të Manchester City, që nuk mund ta pranonte një kritikë të tillë.

“Ne shpenzojmë sepse mund ta bëjmë këtë gjë, nuk shpenzojmë kur nuk mundemi. Në fund ne duhet të paraqesim ekuilibrin e bilancit. Para disa vitesh United dhe Arsenali fituan shumë tituj sepse shpenzojnë më shumë para se klubet e tjera, e mbani mend atë? Në fund Man City nuk mund ta bënte sepse nuk kishte pronarë si tani.

Në Itali mbërrin Berluskoni dhe pas Pirelli me Interin dhe ata shpenzojnë shumë para. Disa pronarë klubesh duan që të përfitojnë, ndërsa të tanët duan të investojnë sërish. Janë limitet e vendosura për klubet. Nëse ata mendojnë se ne kemi shkelur rregullat, të shkojnë në gjykatë dhe ne do mbrohemi”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online