“Faleminderit për gjithçka”! Lukaku i drejtohet tifozëve të Inter: Besoj se më kuptoni! Chelsea vjen një herë në jetë

Lukaku u largua nga Interi pas arritjes së objektivit për t’u shpallur kampion në Serinë A. Sulmuesi i Belgjikës ka mbërritur te Chelsea në “Premier League” duke kërkuar që të mbajë të njëjtën lartësi si në elitën e futbollit italian. Nëpërmjet një reagimi të fundit, futbollisti i është drejtuar tifozëve zikaltër duke kërkuar që ta kuptojnë për zgjedhjen pasi Chelsea është mundësi që vjen njëherë në jetë.

“Të dashur tifozë dhe simpatizantë të Interit, faleminderit që më doni si një prej jush. Faleminderit që më bëtë mua dhe familjen time të ndihemi si në shtëpinë e tyre në Milano. Faleminderit për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme dhe dashurinë e përditshme.  Kur erdha për herë të parë në Inter, menjëherë ndjeva se do të bëja mirë në këtë klub. Dashuria dhe mirëseardhja që mora në aeroport ishte vetëm fillimi i një historie të mrekullueshme. Pastaj i vura vetes misionin që të mos të largohem kurrë nga ty, fanella e Interit.

Kam bërë më të mirën në çdo seancë stërvitore dhe në çdo lojë dhe kjo është arsyeja pse jam krenar. Sezoni ynë i parë përfundoi në mënyrën më të vështirë të mundshme, por ju më dhatë forcën për të vazhduar më tej dhe më pas arritëm si ekip. Kjo është arsyeja pse ne u bëmë kampionë së bashku. Shpresoj se e kuptoni vendimin tim për t’u transferuar në Chelsea. Kjo është një mundësi një herë në jetë dhe mendoj se ishte koha e duhur për ta shfrytëzuar atë”, tha Lukaku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online