“Gara e egër për titullin”, Armando Cungu flet për Superioren: Vllaznisë i takon të jetë kampion, më mirë se të tjerët

Aktualisht si pjesë e Kombëtares U-19, por Armando Cungu nuk harron që të hedh vështrimin edhe nga Superiorja. Sigurisht që edhe vetë detyra e tij te Shqipëria e kërkon që të ndjek vazhdimisht kampionatin shqiptar për të tërhequr talentet më të mira.

Si një njohës i vjetër i futbollit tonë dhe vitet e kaluara në pozicionin e trajnerit, Cungu ka bërë vlerësimin për këtë Superiore duke e konsideruar si me më pak cilësi në krahasim me sezonet e tjera. Kur bëhet fjalë për titullin kampion, ky vend i takon Vllaznisë. Në intervistën e dhënë për “Report TV”, Cungu u shpreh:

‘Ka mbetur dhe një fazë dhe gara, rivaliteti do jetë shumë i egër për titullin kampion. Mirëpo ky rivalitet nuk përkon me cilësinë. Në vitet e kaluara jemi mësuar që të kemi të paktën 2-3 ekipe që të bëjnë diferencë edhe në lojë. Këto ekipe këtë sezon nuk e bëjnë diçka të tillë.

Nuk kam thënë kurrë që Vllaznia duhet ta lejë kampionatin dhe të fokusohet të Kupa. Është e detyruar të provojë në të dyja kampet. Edhe dëshira nuk mungon për të thënë se Vllaznia më pëlqen dhe duhet të jetë kampion. Në fakt edhe i takon për të qenë kampion sepse ka bërë kampionat më të mirë se skuadrat e tjera,’-tha Cungu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online