“Duken si 4 djem që nuk i dinë rregullat e lojës…guri, letra dhe gërshëra”! De Roon feston ndryshe me Gjimshitin

Atalanta është vërtet ekipi për t’u marrë shembull me trajnerin Gasperini në krye. Skuadra nga Bergamo ka arritje fantastike mes shumë pak shpenzimeve, për të konkurruar me nivelet më të larta në Serinë A. Sezonet në vazhdimësi treguan se suksesi i Gasperinit nuk është rastësor. Pas fitores në shifrat 2-3 ndaj Fiorentinës, Atalanta mban vendin e katërt që të dërgon në “Champions League” dhe ndodhet vetëm një pikë larg Juventusit.

De Roon ka shpërndarë fotografinë në rrjetet sociale pas triumfit ndaj Fiorentinës së bashku me tre shokët e tjerë të ekipit, që duken si luftëtar. Mes tyre ishte edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. “Ata duken si 4 djem që nuk i dinë rregullat e lojës…guri, letra dhe gërshëra. Por janë 4 lojtarë të Atalantës që largohen nga Firence me 3 pikë”, ishte komenti i vecantë nga De Roon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online