Gangsteri Evra tani rrezikon të mbyllë karrierën

Mbrëmja e së enjtes në Europa League pati si lajm dite gjestin e Patris Evrasë, me mbrojtësin francez që riktheu në skenë goditjen me karate që Erik Kantona bëri para shumë vitesh në Angli. Diferenca qëndron te fakti se Evra goditi një tifoz të skuadrës ku luan, Marsejës.

Klubi francez ka dënuar gjestin e mbrojtësit veteran, por gjithashtu ka kërkuar më shumë respekt nga tifozët, që shpesh i kundërvihen skuadrës, apo lojtarëve të veçantë.

Nëse Marseja është munduar të qetësojë situatën, mediat franceze janë treguar të pamëshirshme, duke dënuar ashpër gjestin absurd të Evrasë.

Edhs UEFA do ta dënojë rëndë Evranë: Kantona u pezullua për 7 muaj dhe Evra nuk do të marrë dënim më të lehtë. Nëse jepet ky dënim, Marseja pritet ta pushojë nga puna mbrojtësin, i cili sheh pranë mbylljen e karrierës me turp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online