Galliani pa limite në merkato, kontakton Luis Suarezin për tu transferuar te Monza

Monza siguroi këtë vit ngjitjen në Serinë A, duke shpërblyer punën e madhe të bërë nga Berlusconi dhe Galliani. Dyshja e mori ekipin nga Serie C dhe e solli në elitën e futbollit italian. Por ish-drejtuesit e Milanit nuk kanë ndër mend të ndalen me kaq. Berlusconi ka premtuar se objektiv nuk do të jetë mbijetesa, por ndërtimi i një ekipi që në të ardhmen të garojë edhe për titullin kampion.

Galliani është përkushtuar së tepërmi në merkato për të sjellë emra cilësorë në ekip. Drejtori sportiv italian nuk njeh limite dhe kërkon të bëjë të mundur një ëndërr për Monza-n. Alfredo Pedulla raporton se Galliani ka kontaktuar me Luis Suarezin për të bindur të bashkohet me ekipin bardhekuq. Sulmuesit uruguajan i është ofruar një pagë prej 5 milionë eurosh. Ish-futbollisti i Barcelonës ka në tryezë të tjera oferta, por nuk ia ka mbyllur derën përfundimisht Monza-s, duke lënë të hapur gjithçka për të ardhmen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online