“I mësuam edhe numrin e këmbës”, Klopp tregon si u arrit transferimi për 75 milionë paund: Ramë në dashuri me të

Liverpooli është një nga ekipet më aktive në këtë merkato. Pas humbjes së finales së Uefa Champion League dhe Premier League këtë sezon, drejtuesit e klubit janë hedhur menjëherë në sulm për përforcimet e kërkuara nga Jurgen Klopp.

Pas shitjes së Mane tek Bayern Munich, trajneri gjerman kërkoi Darëin Nunez për të zëvendesuar senegalezin dhe transferimi u arrit për shifrën e 75 milionë euro. Në një deklaratë për mediat, Jurgen Klopp foli për transferimin e lojtarit me admirim për stilin e tij të lojës.

“Ne e studiuam stilin e tij të lojës para ndeshjes me Benfica-n, madje mësuam edhe numrin e tij të këmbës. Ne jemi të impresionuar nga aftësitë e tij. Forca e tij e kombinuar me teknikën na bëri që të binim në dashuri me atë lojtar dhe për këtë arsye vendosëm ta blinin me çdo kusht”- u shpreh Jurgen Klopp./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online