“Tani e njohim më mirë kundërshtarin”, Bekaj beson te kualifikimi i Tiranës: S’kanë nga na ikin

Tirana po zhvillon në kryeqytet përgatitjet për ndeshjen e kthimit me Dudelanzhin. Bardheblutë humbën minimalisht 1-0 përballjen e parë në Luksemburg, prandaj në “Air Albania” nuk ka rrugë tjetër përveç fitores. Visar Bekaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për mikrofonin e “Supersport”-it, ku është shprehur optimist për një kualifikimin. Portieri i Tiranës thotë se tani ekipi e njeh më mirë lojën e kundërshtarit dhe se kanë mësuar prej asaj humbjeje.

“Besoj që në ndeshje edhe humbet apo kur fiton, mëson prej saj. Nuk e njihnim kundërshtarin dhe nuk kemi mundur të gjejmë pamje sesi luajnë, por tani kemi një pasqyrë shumë të mirë për mënyrën e lojës së tyre. Do t’i qasemi lojës për ta fituar.

Shpresoj që Najdovski të rikthehet, sepse çdo lojtar është i rëndësishëm për ekipin, por edhe zëvendësuesit i kemi shumë më mirë dhe do ta zëvendësojnë në mënyrën më të mirë. Ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, por të them të drejtën besoj shumë, s’kanë nga na ikin“, ka thënë Visar Bekaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online