Gallego zyrtarizon largimin: Krenar që jam i pari spanjoll që shënova këtu!

Pablo Gallego nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Kastriotit. Spanjolli e ka bërë të ditur diçka të tillë vetë përmes një postimi në “Facebook”, ku ka theksuar se ai ndihet i lumtur që është një nga tre spanjollët e vetëm që kanë luajtur në Shqipëri, por mbi të gjitha ai lumtur se është i pari spanjoll që ka shënuar gol në një ndeshje zyrtare.

Mesfushori ka luajtur vetëm në 4 ndeshje, tre prej të cilave në kampionat dhe një në Kupë, duke shënuar dhe një gol në Kupën e Shqipërisë, ndaj Korabit. Në total, 25-vjeçari luajtur vetëm 196 minuta me krutanët.

“Janë disa momente kur duhet që të jesh i sinqertë për atë që ndjen dhe mendoj, dhe për këtë motiv, ka disa ditë që i kam komunikuar Kastriotit vendimin tim për ta lënë skuadrën pas 2 muajsh këtu. Jam krenar që jam spanjolli i tretë që kam luajtur në Superligën shqiptare dhe i pari që shënon një gol në ndeshje zyrtare.

Falënderoj Kastriotin për bashkëpunimin e tyre dhe i uroj shumë suksesi. Më duhet të kthehem në Spanjë dhe të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi, si dhe të përgatitem për atë që më pret në merkaton e janarit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online