“Gallatë e madhe”! Çarçani komenton largimin e Maganit nga Egnatia: Duan grupet e Champions League, histori më vete

Një rrufe në qiell të hapur ishte largimi i trajnerit Gugash Magani nga Egnatia. Ekipi që po rezultonte si surpriza më e bukur e këtij sezoni, mjaftoi që të humbiste ndaj Kukësit dhe si “fletë rrufe” u njoftua se ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin.

Këtë vendim të skuadrës nuk e ka kuptuar as Gerti Çarçani, që nëpërmjet një reagim shprehet se nuk mund ta llogjikë dot këtë lëvizje. Mes ironisë tregon se ndoshta e vetmje arritje e munguar është mos pjesëmarrja në grupet e Champions League, në një kohë që Egnatia ka barazuar ndaj Tiranës, Partizanit, Dinamos, Vllaznisë dhe mbi të gjitha, eliminoi Kukësin nga Kupa. /Sport Ekspres/

“E hoqën Gashin, nuk kapi dot grupet e Champions…! Estradë Superlige mbi shkarkimin pa konsensus të trajnerit të Egnatias, Magani! Pasi: Fitoi ne Lac, barazoi ne Tirane me kryesuesit, barazoi ne Tiranë me Partizanin, barazoi me Dinamon e Vllazninë, eleminoi Kukësin dhe kaloi turin në Kupë.

Gashi shkarkohet për mungesë rezultatesh! Një gallatë e madhe! Natyrisht që Gashi nuk është as Murinjo, as Spaleti e as…Guardiola. Por pak punë nisi të bëjë, konvertuar në pikë konkrete. Por i duhet të ikë!  Ka punuar jo mirë!  Mbase klubi e bashkia duan Grupet e Champions se ndryshe nuk gjej kurrkund asnjë motiv largimi… Një barsaletë më vete në realitetin e ri të projekteve madhore për të bërë ekip”, shkruan Çarçani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online