Nikolo Zaniolo ka tërhequr jo pak vëmendje ditën e sotme me gafën e bërë në rrjetet sociale. Talenti i Romës ka shpërndarë një postin në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shkruante: “I nderuar të jem pjesë e çmimit Golden Boy 2020“. Gjithçka ishte e shoqëruar me një foto të 20 kandidaturat e vendosura nga UEFA, por me një problem të madh… i përkisnin vitit të shkuar.
Dy dëmtimet tejet serioze e kanë lënë për një periudhë të gjatë jashtë fushave të blerta dhe në këto kushte emri i tij në listën e 20 lojtarëve të rinj më të mirë për vitn 2020 do të ishte një surprizë. Megjithatë mesfushori italian duket se e ka besuar fort idenë e të qenurit në këtë listë.
Madje edhe duke kundërshtuar tifozët të cilët u përpoqën t’i tregonin gabimin. “Kërkoni më mirë“, shkruante Zaniolo, duke u bërë edhe më tepër qesharak në rrjetet sociale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/