“Ligji i Sponsorizimit është ‘thembra e Akilit’”, Libohova flet pas takimit me Ministrinë e Financave

Kreu i Ligës Profesioniste të Futbollit ka zhvilluar ditën sotme një takim me përfaqësues të Ministrisë së Financave, ku pjesëmarrës ishte gjithashtu edhe Deputeti i PS-së Fidel Ylli si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës, Kadia. Futbolli mbetet ende në bojkot dhe palët kanë diskutuar në lidhje me realizimin e kërkesave të paraqitura nga klubet e Superiores.

Pas përfundimit të takimit, Libohova ka folur për mediat, duke shpjeguar se çfarë u diskutua në këtë tryezë të përbashkët. Sipas tij pika më e rëndësishme është Ligji i Sponsorizimit, i cili nuk funksionon aspak dhe mban sposporët larg investimeve në futboll.

“E rëndësishme është që u ulëm në tavolinë dhe filluam të diskutojmë kërkesat tona. Sigurisht unë e kam thënë edhe në intervistat e tjera që e ndajmë problemin në dy pjesë:

Nga 4 kërkesat që ne kemi, sepse futbolli dhe sport mund të kenë edhe 44 kërkesa të tjera, 3 janë më specifike dhe më të diskutueshme e të kalueshme. Ajo që është “Thembra e Akilit” dhe gjëja kryesore është Ligji i Sponsorizimit. Sa i takon Ligjit të Sponsorizimit, ai aktuali ne e dimë që nuk funksionon. Kemi bërë ne një propozim, ndërkohë Ministria e Financave, së bashku me ekspertët po punon për të bërë një kundër-propozim tjetër për gjetur një zgjidhje.

Këtë nuk mund ta them dot sot sepse jemi në diskutime. Është lënë takimi tjetër ditën e martë, për të diskutuar variantet. Kështu që do të vazhdojnë takimet deri sa të gjejmë një gjuhë të përbashkët, me shpresën që do e gjejmë.

Rinisja e futbollit? Këtë nuk ua them dot, është e drejta e presidentëve, me të cilët besoj se do të kem një takim ditën e hënë, për t’i informuar dhe për të vendosur për bojkotin ose fillimin e garës.

Nuk është se qeveria ka qenë hermetike, por sigurisht qeveria nëpërmjet prononcimeve të veçanta ka thënë që kjo nuk pranohet, kjo duhet diskutuar. Sot diskutuam ato që janë thënë. Do bëjmë prapë takim ditën e martë, për të dalë në një qëndrim, i cili duhet të jetë brenda kuadrit ligjor dhe të plotësoje kërkesave e ligës deri në atë masë që ata të jenë të kënaqur për të rinisur garën.

Përfaqësi nga sportet e tjera? Meqenëse iniciatore është liga dhe kërkesën e ka bërë ajo, kishte vetëm përfaqësim nga Liga. Isha unë bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm”, ka thënë Edvin Libohova, raporton “ABC News“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online