Interi arriti që të fitonte me shifrat 0-3 ndaj Romës së Murinjos. Hakan Calhanoglu, Dezko dhe Dumfries ishin autorët e golave për të marrë tre pikë me shumë vlerë. Në minutën e 82 të takimi, Nikolo Zaniolo iu afrua së tepërmi ngushtimit të rezultatit me një gjuajtje nga distanca.
Topi preku rrjetën e jashtme, por ishte aq e rrezikshme sa detyroi komentatorin e ESPN në Spanjë që të bënte gafën e madhe. Pasi bërtiti si i çmendur duke treguar golin fantazëm, më pas nisi që të shpjegonte sesi topi hyri në rrjetë. Me përsëritjen e pamjeve arritën të kuptonin se në fakt gjuajtja e Zaniolos ishte jashtë portës. /Sport Ekspres/