Krahasimi Lukaku-Broja/ 100 milionë euro të hedhura në kosh, statistikat tregojnë se sulmuesi i Shqipërisë “i lë targën”

Nga Klaudio Ndreca

Armando Broja është duke përjetuar magjinë e vërtet në Premier League. Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e tretë në elitën e futbollit anglez dhe të pestin me fanellën e Southampton në këtë sezon. Ajo që duhet ritheksuar në çdo herë është fakti se Broja po luan në kampionatin më të fortë të botës. Padyshim që nëse ky sulmues do të ishte pjesë e Bundesligës, Serisë A, Ligue 1, shifrat do të ishin edhe më të frikshme.

Fundja, rasti i Lukakut vjen si shembulli më i mirë. Pas dështimit në Angli do të mbërrinte në shkëlqimin e Interit, atje ku konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë në Europë. Menjëherë pas rikthimit te Chelsea, belgu po dështon me sukses. Londinezët kanë shpenzuar 100 milionë euro për të marrë shërbimet e Lukakut dhe vendosën të huazonin Brojën. Statistikat thonë qartë se sulmuesi shqiptar është shumë më mirë sesa belgu, të paktën deri tani.

Duke marrë në konsideratë vetëm ndeshjet në Premier League, Broja ka shënuar 3 gola me 481 minuta loje, ku 4 herë e ka nisur ndeshjen si titullar. Ndërkohë Lukaku ka shënuar 3 gola me 690 minuta loje, ku 7 herë e ka nisur ndeshjen si titullar. Për më tepër që bëhet fjalë për dy ekipe që nuk kanë krahasim mes njëri-tjetrit, jo vetëm në renditje dhe pikë.

Chelsea i dominon me lojë thuajse të gjitha takimet dhe është më prezentë në portën e kundërshtarit, duke i dhënë shumë mundësi sulmuesve që të tentojnë gjetjen e golit. Kjo ndodh më pak me Southampton që shpeshherë bazohet te kundërsulmi, ku nuk kanë qenë të pakëta rastet me Armando Brojën që ka prekur vetëm një top pas aktivizimit nga stoli. Pa harruar këtu edhe moshën, teksa 8 vitet që flasin në përparësi dhe zhvillim të Brojës karshi Lukakut duhet t’i tërheqin vëmendjen Chelsea-t për të ardhmen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online