Gabimi/ Në media raportohet si kampion bote, por shihni vlerën reale të titullit që fitoi Florian Marku

Florian Marku arriti të mposhte Maxim Prodan, boksierin ukrainas që nuk njihte humbje deri tani në karrierë. Pas fitores me pikë, boksieri shqiptar ka arritur që t’i rrëmbejë titullin kundërshtarit. Por çfarë vlere reale ka brezi i Markut? Në media është raportuar si kampion bote, megjithëse e vërteta është ndryshe. Bashkim Mërtiri i ftuar në “Ora Sport” ka shpjeguar gjithçka duke marrë edhe miratimin e Florianit.

“Janë katër Federata kryesore që njohin titullin botëror, mes tyre ajo ku boksoi Florian Marku. Kemi dëgjuar në këto vite për kampion bote, që janë shpallur të tillë, pa qenë në këto Federata. Pra janë të ashtuquajtur pasi nuk janë pjesë e këtyre Federatave. Floriani po bokson në Angli që është qëndra e boksit. Marku është boksier energjik. Të gjithë gazetat dhe mediat e kanë shpallur Markun si kampion bote. Ta sqarojmë që nuk është kampion bote. Është titulli Internacional për peshën e mesme. Është shumë e rëndësishme dhe kjo si titullar pasi që të shkosh te titulli botëror duhet të kesh atë Internacional”, tha Mërtiri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *