“E ndjeja se do të shënoja”, flet shpëtimtari i Partizanit: Daja na dha dorën dhe na tha ta mbajmë kokën lart

Rrapaj ishte shpëtimtari i Partizanit mbrëmjen e sotme. Me golin e tij në minutën e 88 lojtari shqiptar i dha barazimin të kuqve, duke ndarë një pikë me Vllazninë. Pas përfundimit të takimit, Rrapaj ka folur në një lidhje direkte me “Ora sport”, ku zbulon edhe fjalët e thëna nga trajneri Ilir Daja në dhomën e zhveshjes.

“Çunat më dhanë dorën, më thanë ‘bravo’. Pak të mërzitur nga rezultati i ndeshjes, por që do mundohemi për të marrë fitore sa më shpejt. Ndihem shumë mirë te Partizani. Kemi një grup me çuna shumë të mirë. Gjithmonë e më shumë mundohem të jap maksimumin që të zë një vend titullari dhe ta nis çdo ndeshje në formacion. Dy ndeshjet e para jemi ndëshkuar prej disa gabimeve, që po mundohemi ti eliminojmë fare.

Trajneri sigurisht që na dha dorën. Na tha: ‘Bravo, kokën lartë. Ndëshjen tjetër ta marrim seriozisht përsëri dhe të japim maksimumin për të fituar’. Pati pak fat te goli. Në fakt e ndjeja para ndeshjes. E kam bërë bisedë edhe me çunat se e ndjeja që do të shënoja. Doli fantastik. Faleminderit Zotit që shënova”, ka thënë Rrapaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online