Mancini nuk ka fjalë! Italia është eliminuar nga Maqedonia e Veriut dhe nuk arrin dot në Botëror. Trajneri i axurrëve është shokuar pas golit të minutës së fundit që nxori italianët nga gara, ndërsa dështuan me sukses të gjitha tentativat e tyre drejt portës. Fytyra e tij ka bërë xhiron e botës teksa festa shpërtheu nga krahu tjetër. Menjëherë pas ndeshjes, Mancini e ka quajtur si një mrekulli të Zotit gjithçka ndodhi.
“Goditja drejt portës në atë minutë kur erdhi goli, dukej se ishte bërë e qëllimshme, pra ishte e shkruajtur. Është e vështirë të thuash sesi ndodhi, e pashpjegueshme. Korriku i kaluar ishte gjëja më e mirë e bërë ndonjëherë dhe ja ku vjen ky zhgënjim i madh. Është pak e vështirë të flasim për futboll tani”, tha Mancini. /Sport Ekspres/