Futet në histori, njihuni me debutuesin 15-vjeçar!

Visla Krakovia nuk ia doli të evitonte humbjen në transfertë kundër Zaglebies së vendit të fundit. 2-1 fituan vendasit, të cilët siguruan një trepikësh të rëndësishëm për mbijetesën.

Nga ana tjetër, Visla fitoi një lojtar të së ardhmes. Pjesë e formacionit ishte për herë të parë edhe Daniel Hojo-Kovalski. Qendërmbrojtësi ka lindur me 12 korrik të vitit 2003, është vetëm 15 vjeç dhe bëhet kështu lojtari më i ri në histori, i cili debuton me ekipin nga Krakovia në kampionatin polak të futbollit.

Kovalski gjatë ndeshjes kundër Zaglebies

Kovalski, i cili ka lindur në Barcelonë dhe numëron katër ndeshje me Poloninë U16, u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa drejtuesit dhe stafi teknik i Vislës besojnë shumë në cilësitë e adoleshentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *