Cilësohej si një nga premtimet më të mëdha të futbollit spanjoll, por Aleks Perera ka ndërruar jetë në moshën 12-vjeçare. Vogëlushi ndihej keq gjatë periudhës së festave, ndërsa nuk dihen akoma shkaqet e kësaj humbje të parakohshme.
Vdekja e djaloshit ka tronditur botën e futbollit në vendin iberik, por jo vetëm. Parera ishte kapiteni i ekipit U13 të Granolers, ekipit katalanas që militon në divizionin e katërt.
“Aleks Perera ka ndërruar jetë. I gjendemi afër familjes dhe miqve në një moment kaq të vështirë. Gjithë bota e futbollit do t’iu kujtojë, kapiten. Ylli yt do të ndriçojë përgjithmonë. Lamtumirë vogëlush, u prehsh në paqe”, shkruan komunikata e klubit nga Katalunja.
Àlex Parera, jugador del IB, ens ha deixat aquesta nit. Des del club volem enviar el més sincer dels condols a família i amics en aquests moments tant difícils.
Avui tot el futbol et té present capità. Una estrella que sempre brillarà amb llum pròpia.Fins sempre petit! DEP. pic.twitter.com/gdF8xDryhk
— ecgranollers (@ecgranollers) January 6, 2019