“Futbolli sot më dënoi”/ Imeri kërkon falje pas penalltisë së humbur, lojtari i Partizanit i jep kurajo

Vllaznia ka barazuar pa gola ditën e sotme kundër Kukësit. Shkodranët kishin mundësinë e artë për të dalë nga stadiumi me tre pikët, por Demir Imeri gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Një gol prej këmbëve të tij do t’i jepte ndeshjes tjetër fytyrë, por Xhika fitoi duelin nga 11 metrat. Futbollisti kuqeblu ndjen mbi supe peshën e fajit, prandaj ka vendosur të përdorë rrjetin e tij social në “Instagram” për të kërkuar ndjesë publike ndaj tifozëve shkodran.

“Edhe pse çdo herë mundohem që të mos kursej as atomin e fundit për ekipin, por futbolli sot më dënoi. Kërkoj falje nga më i vogli deri te më i moshuari tifoz i Vllaznisë, nga çdo shkodran duke mos lënë anash edhe stafin teknik. Fati s’qe sot me mua”, shkruan Demir Imeri.

Ndërkohë një mesazh përkrahjeje në këtë moment të vështirë për vjen nga një prej lojtarëve të Partizanit. Është Jasir Asani ai që i komenton me fjalët: “Qendro i fortë vëlla”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online