Debati Starova-Dede/ “Çfarë bëre ti te Tirana”? Dede kthen përgjigje: Unë krenohem, fiton para nesër me ata…

Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN” ka pasur debat mes Sulejman Starovës dhe Nevil Dedes. Tematika e hapur ishte për prodhimin e futbollit shqiptar dhe njëkohësisht për rezultatet që kërkohen me patjetër si kusht i vendosur nga presidentët e klubeve, në sajë të investimeve të mëdha që ata kanë bërë.

Nevil Dede nuk kërkon që futbolli të luhet për presidentët, por që të prodhohet më tepër në aspektin e lojtarëve shqiptarë dhe që të bëhet një futboll më i bukur për syrin e shikuesëve. “Këtu futbolli luhet për presidentët. Ku e ke parë ti këtë gjë? Përse për presidentët luhet futbolli? Ne duhet që të prodhojmë”.

Nga krahu tjetër Starova ndan një tjetër mendim: “Po sigurisht që edhe për ta luhet, kështu ndodh në gjithë botën. Kampionati është i fortë dhe si këtë herë nuk ka ndodhur më parë, ke 5 ekipe që janë investuar shumë, me buxhete të mëdha, që po përplasen me njëra-tjetrën. Po çfarë prodhimi kërkon? Ti çfarë bëre te Tirana?”, ishte pyetja e shtruar nga Starova.

Në këtë moment nuk ka vonuar përgjigja e Dedes: “Unë i lashë dy tre elementë Tiranës, që i ngrita nga 5% dhe i dërgova në 25%. Unë me atë krenohem, kaq. Nesër Tirana do të fitojë lekë me këta futbollistë”. Megjithatë Starova ka rivendosur theksin në faktin se një klub shqiptar nuk mund të aktivizojë gjysmën e formacionit me futbollistë 18-vjeçar pasi kjo nuk do të përkëthehej në rezultate. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online