VIDEO/ Fitore si të Kontes! Interi fiton “pisët” me Atalantën, Gjimshiti si mur i pathyeshëm

Fitore si të Kontes. E tillë ishte ajo e sotmja për Interin. Zikaltërit kanë fituar “pisët“ me Atalantën, pavarësisht se këta të fundit kanë qenë dominues përgjatë takimit. Djemtë e Kontes nuk kanë rrezikuar për asnjë moment portën e mbrojtur nga Golini, ku e vetmja goditje në kuadrat ka qenë ajo prej nga ku erdhi edhe goli.

Një gol ky i shënuar mes rrëmujës në zonën e bergamaskëve. Ndërkohë një paraqitje të shkëlqyer ka bërë mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti. Futbollisti i Kombëtares kuqezi ishte si një mur i pathyeshëm në fushë, duke “asfiksuar“ një nga sulmuesit më të mirë të Serie A, Romelu Lukakun. Madje duelin me lojtarin e Interit do e vlerësonte edhe Klaudio Markizio në rrjetin e tij social./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online