Futbolli rus është në zi për vdekjen e lojtarit të Lokomotivës së Moskës, Aleksei Lomakin. 18-vjeçari ishte larguar nga shtëpia prej disa ditësh, ndërsa shkaqet e vdekjes së tij janë akoma të paqarta.
“Jemi të shokuar nga tragjedia e ndodhur. Klubi i Lokomotivës dëshiron të shprehë ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të Alekseit. Detajet do të sqarohen së shpejti”, lajmëronte klubi i Lokomotivës në Twitter, ndërsa prindërit e Lomakin mësuan sot lajmin e zi.
Ata kishin shpallur humbjen e djaloshit prej një jave, por fundi ka qenë i hidhur. Nuk përjashtohet opsioni i vetëvrasjes për fantazistin e Lokomotivës, i cili ishte pjesë e ekipit të rinjve të klubit kryeqytetas.
FC Lokomotiv is saddened to report that Loko U21 player Alexey Lomakin has died in Moscow. The investigation is on.
We are shocked by the tragedy. FC Lokomotiv would like to express our deepest condolences to the family and friends of Alexey. pic.twitter.com/BHhokwtsOP
— FC Lokomotiv Moscow (@fclokomotiv_eng) December 3, 2018