Karlo Ançeloti ka qenë mbrëmjen e kaluar në festivalin e sportit në Trento, ku pjesë e saj ishin dhe emra të mëdhenj si Arrigo Saki e Pep Guardiola. Trajneri italian ka dhënë dhe një intervistë për mediat, ku ka zbuluar për aventurën e tij në Itali me Napolin, apo edhe ndeshjen që do të dëshironte të luante përsëri.
FUTBOLLI I DITËVE TË SOTME – “Futbolli ka evoluar me kohën, pasi ekipet shihen të jenë më të organizuara në të dyja fazat. Ekipet e vogla gjithashtu kërkojnë një identitet të tyrin.”
REFERIMI NË TË KALUARËN – “Mund të provosh që të marrësh frymëzim nga trajnerët më të vjetër dhe nga mënyra se si ata e konceptojnë futbollin. Saki për shembull ishte vendimtar për mua, si në kohën kur isha lojtar, si në kohën kur isha ndihmësi i tij. Kam mësuar jashtëzakonisht shumë nga ai. Fillimi ishte pak i vështirë, por duhet pak kohë sa modeli i trajnimit të përshtatet.”
NAPOLI – “Marrja e rolit të trajnerit të Napolit është diçka e këndshme por edhe komplekse. Duhet të kesh gjithmonë lidhje me, lojtarët, stafin, shitësit, qoftë edhe kuzhinierët. Unë përpiqem ta menaxhoj grupin në mënyrën më të mirë, gjithashtu duke i dhënë dhe përgjegjësi, secilit në mënyrën e tij të punës. Në Napoli jemi një familje e bukur me lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Kemi një shoqëri ambicioze si dhe qyteti është mjaft i bukur.”
CHAMPIONS – “Italianet po bëjnë mirë tani për tani. Ne kemi një ndeshje të ashpër pas fitores ndaj Liverpoolit, por tani përballë është PSG. Juventus është pretendente, por në prill do të bëjmë vlerësime të mëtejshme. Këtë vit Champions më duket më e balancuar, pasi dhe Real ka humbur Kristianon.”
MBAPE – “Është një lojtar i bukur për t’u parë, shumë i shpejtë, gjithashtu shumë efektiv. Ai është një lojtar i ri dhe në të ardhmen do të bëhet një yll i madh.”
INSINJE – “Ai është shumë i talentuar dhe tani ka hyrë në fazën, ku duhet të marrë përgjegjësi mbi shpatulla, pasi është një ndër më të rëndësishmit në ekip. Është një lojtar që cilësitë e tij i vë në shërbim të shokëve të skuadrës. Ky është momenti që duhet të bëjë hapin e madh dhe unë jam i sigurt ai do ta bëjë.”
GUARDIOLA – “Shpejtësia me të cilën arrin të përcjellë idetë e tij për lojtarët e tij është e admirueshme. Për këtë gjë është një fenomen, ashtu si Saki. Ai ka bërë një mirë te Bajern dhe te Barcelona, gjithashtu siç po bën te Mançester Siti tani.”
FUTBOLL ITALIAN – “Futbolli italian është shumë i respektuar jashtë vendit, talenti po kthehet, por përsëri ka probleme. Kam vërejtur një ndryshim të madh në mjedisin jashtë vendit ku pashë stadiumet e reja rivalitet të pastër sportiv. Në Itali dëgjoj fyerje, shoh njerëz të pasjellshëm dhe kjo është diçka që nuk shkon. Guardiola për shembull, që për momentin është në Angli prej dy vitesh është i vetëdijshëm për respektin atje. Në dy vite nuk ka dëgjuar një fyerje.”
NDESHJA QE ANÇELOTI DO TË LUANTE PËRSËRI – “Kam luajtur shumë ndeshje të nivelit të lartë. Dëshira ime do të ishte të luaja një ndeshje me Milanin tim që kam pasur si trajner, kundër Liverpulit. Në fushë me Gatuzon dhe Ambrosinin që vrapojnë jashtëzakonisht shumë. Kur luaja unë nuk kishte lojtarë si ata të dy.”