Futbolli anglez në zi, shuhet kampioni i Botës

Futbolli anglez është në zi. Ditën e sotme, është njoftuar ndarja nga jeta e legjendës angleze të portës, Gordon Banks. Anglezi, ndërroi jetë gjatë natës, në moshën 81-vjeçare për shkak të një sëmundje që e kishte prej kohësh.

Ish-portieri i Stok Sitit, si dhe kombëtares angleze, u bë i njohur për pritjet e tij, teksa shpesh është etiketuar shpesh si hero i “3 luanëve”. Gjithashtu, Banks, ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm në triumfin e Anglisë në Botërorin e vitit 1966.


Gordon Banks e nisi karrierën e tij në ligat profesioniste në moshën 21-vjeçare, derisa u tërhoq nga futbolli i luajtur përfundimisht në vitin 1978, kur numëronte 41 vite mbi supe. Anglezi ka drejtuar si trajner vetëm ekipin e Telford Junajtid në karrierën e tij, duke i ndarë rrugët me futbollin në vitin 1980.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *