“Fut lojtarin 113 kile dhe që sheh në ekran kur do mbarojë ndeshja”, Krelani “i mbyll karrierën” sulmuesit shqiptar

Nga Klaudio Ndreca

Çfarë të përbashkët kanë mes tyre Vedat Muriqi dhe Atdhe Nuhiu? Vetëm fakti se të dy e kanë futbollin si profesion me kohë të plotë, asgjë tjetër nuk mundet t’i bashkojë këta dy sulmues. Atdhe Nuhiu vazhdon prej ndeshjesh me paraqitje skandaloze te dardanët, ndërsa me të në majën e sulmit është si të luash me një lojtar më pak.

Të kërkosh goditje në portë apo më tepër për realizimin e golit, është një luks që nuk duhet të dërgohet gjatë ndërmend. Por Nuhiu nuk arrin të fitojë dot as duelet në ajër apo të marrë faull për të shtyrë ekipin përpara, pavarësisht fizikut që ia lejon një gjë të tillë.

E ftuar në “Klan Kosova” është gazetarja e njohur Qëndresa Krelani që “i mbyll karrierën” te Përfaqësuesja këtij sulmuesi duke folur hapur se nuk mund të aktivizohet për asnjë arsye dhe Shaland duhet të paguajë faturën. Këtë herë llogaria ka shkuar paksa shtrenjtë pasi Nuhiu ishte si titullar në ndeshjen “e jetës” kundër Maqedonisë së Veriut.

“Kemi gjashtë ndeshje, pesë humbje dhe një barazim. Kjo nënkupton se barrë e përgjegjësisë e ka trajneri. Ti si trajner je absolutisht fajtor kur përjashton futbollistin më në formë, Bernard Berishën. Ndërkohë fut një futbollist dhe mundohet të ndërtojë lojë me të, le të flasim direkt këtu, që ka 113 kile dhe vazhdimisht sheh në ekran kur do të përfrundojë ndeshja pasi fiziku i tij nuk i përgjigjet më intensitetit të ndeshjes. Sigurisht që këtu jam duke folur për Nuhiun”, ka thënë Krelani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online