E pranon pas shumë pyetjesh, Pirlo tregon modelin e trajnerit që e sheh si shembull: Dëshmi për trajnerët e rinj…

Sa herë që Pirlo është pyetur nga ana e gazetarëve se cili është shembulli që dëshiron të ndjek si trajner, do të vinte përgjigja se nuk dëshiron kopjimin e askujt dhe kërkon që të lërë gjurmën e tij. Por më në fund ka mbërritur një përgjigje e sinqertë, atje ku tekniku i bardhezinjëve ka treguar hapat që dëshiron të ndjek për të pasur sukses edhe si trajner.

“Unë jam me fat që kam punuar me trajner të mëdhenj. E nisa me Mircea Lucescu, që ishte i pari te Breshia. Është një kampion. Pastaj me Lipi, Ancheloti, Conte dhe Allegri. Kam punuar me disa nga trajnerët më të mirë në botë dhe do të provojë që të marrë diçka prej tyre.

Por Guardiola është modeli për të gjithë ne. Ai e ka treguar veten se është një nga më të mirët në botë dhe vazhdon kështu. Që kur drejtonte të rinjtë e Barcelonës dhe e dërguan në ekipin e parë, dëshmoi se trajnerët e rinjë janë të etur për një futboll sulmues dhe që të lënë një model nga ana e tyre në futboll. Ne kemi të gjithë idetë tona që duam t’i fusim në skuadër, por padyshim që Pepe është shembulli kryesor”, ka thënë Pirlo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online