“Fushën na e zunë”! Iniciativa për të kthyer gjallërinë dhe sportin, Armand Duka: Mos të qajmë të shkuarën, do dalin më tepër talente

“Fusha na e zunë”! Kënga e dikurshme ka ndërruar fajtorin, pasi këtë herë janë biznesnet dhe pallatet e ndërtuara nga vetë ne, shqiptarët, që kanë marrë tokën e futbollit. Megjithatë FSHF ka marrë iniciativën e re për të ndërtuar 100 fusha futbolli në mënyrë që të ketë më shumë gjallëri për fëmijët. Pikësëpari për t’i larguar të rinjtë nga veset dhe për t’i afruar me sportin, por njëkohësisht këtu do të vijnë edhe mësimet e para në rrugën e suksesit për disa prej tyre.

Nga ana tjetër Qeveria jo vetëm që nuk e ka dhënë ende ndihmën ekonomike, por nuk është ende në tavolinë për të gjetur hapësirat në Tiranë ku do të ndërtohen këto fusha. E në fakt, ky është një mision tjetër i vështirë në vetvete. Në intervistën e dhënë për “Opinion”, Duka është shprehur se nuk duhet të “qajmë” për të shkuarën, por të përveshim mëngët për t’ia nisur nga puna.

“Në vitet 90 do të ndërtoheshin pallate në qëndrat sportive. Ishin në një vend të mirë për t’u kthyer në biznese dhe pallate. Unë mendoj se nuk duhet ta qajmë atë që ndodhi, por të mendoj se çfarë duhet të bëjmë për të ardhmen. Duhet të gjejmë disa sipërfaqe të lira për të ndërtuar fusha futbolli.

Është inisiativë e FSHF për të ndërtuar 100 fusha futbolli, ka filluar implementimi i saj. Nuk kemi bashkërendim me Qeverinë dhe pushtetet vendore se ku do t’i bëjmë dhe ti kishim përcaktuar vendet. Nëse do të kishim një bashkëpunim më i mirë, do të realizoheshin më shpejt në kohë. Sot luajnë futboll rreth 8000 fëmijë, përveç klubeve sportive. Pra do të ishte e nevojshme për më tepër se 100 fusha sportive.

Por nëse ndërtojmë tani në Tiranë 30-40 fusha do të jetë mirë. E vështirë që të gjejmë hapësirë të lirë, por aq sa mund të gjejmë brenda Unazës së Tiranës dhe pjesa tjetër të bëhet në periferi. Sigurisht që kërkojmë bashkërendimin me Qeverinë për t’i gjetur këto sipërfaqe të lira. Qeveria nuk ka kundërshtuar, por nuk e ka marrë aq seriozisht për t’u ulur me ne dhe ta mbyllim sa më shpejt. Më shumë fusha janë më shumë mundësi për t’u stërvitur, më shumë fëmijë që do të luajnë. E nga masiviteti do të dalin më tepër talente që do të bëhen në të ardhmen profesionist të mirë”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online