Jemi në muajt e verës dhe kampionatet ende nuk kanë nisur. Skuadrat në të gjithë botën zhvillojnë miqësore që të ruajnë formën, por dje takimi i Malatiaspor ka tërhequr vëmendjen në të gjithë botën.
Skuadra, e cila do të luajë në elitën e futbollit turk, ka bërë një veprim që i ka çuditur të gjithë, pasi një përballje miqësore me skuadrën e Gazisehir Gaziantep ka zbritur me uniforma që kishin të stampuar foton e Mesut Ozil.
Fotoja shoqërohej me mbishkrimin: “Ne jemi të gjithë si ti, thuaj jo racizmit”. Një fushatë sensibilizuese për turko-gjermanin, pas përplasjes që pak pasur me federatën gjermane.
Një situatë që mund të provokojë shumë reagime të tjera, pasi largim i Ozil nga Kombëtarja e Gjermanisë ka pasur shumë polemika dhe kjo lëvizje e skuadrës turke i hedh benzinë zjarrit.