Ditë perfekte ajo e djeshmja për Hamdi Salihin: debutim me Viner Nojshtatin, fitore 1-0 dhe për më shumë në Ried, aty ku vuri emër pas largimit nga Shqipëria dhe nisi rrugëtimin nëpër botë.
Në një ndeshje që u luajt në kushte mjaft të vështira, me rrebesh e erë të fortë, ekipi i Salihit befasoi, sepse Riedi ka një ekip shumë cilësor dhe është kandidat për kthim në Bundesligë, ndërsa Viner Nojshtati nuk ka ambicie aq madhore.
Megjithatë, në fushë nuk u panë diferenca dhe fitorja e miqve ishte e merituar, me gol në pjesën e parë.
70 minuta për Salihin, pikë referimi në sulm, fillim perfekt, duke treguar se ideja e mbylljes së karrierës ishte e gabuar, kur u mbyll sezoni i fundit.