“Furtuna” te Teuta, përjashtohet Albi Dosti dhe ka gjoba

Albi Dosti është “koka e prerë” që paralajmëroi Gugash Magani pas humbjes në Lushnje. Trajneri peqinase deklaroi se jepte dorëheqjen, ndërsa këshillonte pasardhësin e tij që “të priste kokat e disa senatorëve”.

Se kush ishin senatorët, Magani nuk e tha, por klubi ia refuzoi dorëheqjen dhe sot u zhvillua mbledhja e ndarjes së shapit nga sheqeri, me trajnerin që është konfirmuar në drejtim.

Ashtu si pritej, Albi Dosti ka qenë një ndër lojtarët në shënjestër (për shkak se konsiderohet ‘senator’ te Teuta) dhe mesfushori është përjashtuar nga Teuta, për mungesë impenjimi. Në fakt, mesfushori ka qenë titullar në çdo ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol këtë sezon, por duket se paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit kanë tërbuar Maganin.

Gjobë edhe për mesfushorët e tjerë titullarë Ardit Hila e Nijas, i pari në sezonin e tretë në Durrës, duke qenë ndër të paktët e konfirmuar nga sezoni i shkuar, ndërsa i dyti i kthyer këtë verë, duke u bërë edhe kapiten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online