Fundi i një karriere/ Antonio Candreva do të shitet sa një lojtar i Superiores, nga Interi shkon te…Sampdoria

Antonio Candreva sheh fundin e karrierës së tij ndërsa ka qenë pjesë e shumë ekipeve prestigjoze në Itali. Së fundmi ishte një aventurë me Interin ajo për t’u shënuar, atje ku lojtari ka shfaqur ulje-ngritjet e tij. Në të dhënat totale pasi përfundon sezoni ka një tregues shpresdhënës se futbollisti 33-vjeçar mund të ofrojë ende për Interin, por nga ana tjetër janë të pafundme aksionet që Candreva hedh “në kosh” gjatë lojës.

Sipas asaj që raporton “Gianluca Di Marizo” është arritur në përfundimin se rrugët do të ndahen me Interin. Antonio Conte është duke parë një tjetër zgjedhje, ndërsa nga ana tjetër Candreva do të shkojë te Sampdoria. Kjo lëvizje do të kryhet për 500.000 euro, një shifër kjo shumë e vogël për një lojtar që ka qenë pjesë e rëndësishme e Interit.

Të njëjtën vlerë është duke e kërkuar edhe Tirana për Ernest Muçin, ku pavarësisht dallimit të moshës, nga krahu tjetër jemi duke folur për një ekip të rëndësishëm në Seria A dhe lëvizjet që bënë në merkato. Pavarësisht se kartoni i Candrevës vlen 3 milionë euro, gjithçka do të mbyllet për një vlerë që shkon shumë më pak. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *