Inzagi merr edhe një tjetër portier të Shqipërisë, i ndan vetëm Pepe Reina me Strakoshën

Nga Klaudio Ndreca

Inzagi ka bërë zgjedhjen sa i përket sezonin të ardhshëm për portierin e tretë të Lacios. Guido Guerrieri mbërriti te Salernatina në huazim, ndërsa fillimisht u përmend se do të ishte Marius Adamonis që do të kishte vendin pas Strakoshës dhe Reinës.

Por trajneri i Lacios ka vendosur për të marrë portierin tjetër të Shqipërisë, Marko Alian. Arsyeja kryesore për mbërritjen në këtë vendim është mosha 20-vjeçare e gardianit që e lejon të luajë edhe me U-22, ndryshe nga Adamonis. Për më tepër Alia shfaq edhe një potencial të madh që mund të rritet përkrahë dy portierëve me cilësi.

Thomas Strakosha pritet të jetë zgjedhja e parë e Inzagit edhe për këtë sezon. Por në ndryshim nga kampionati që lamë pas, nëse gardiani i Kombëtares tanë do të bëjë një nga gabimet “e zakonshme”, menjëherë do të ulet në stol dhe mundësia do t’i jepet Pepe Reinës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online