Fundi i një epoke? Pas Mesit elimohet nga Champions dhe Kristiano Ronaldo, Simeone “fik” djajtë e kuq

Çdo gjë në këtë botë e ka një fillim dhe një fund. Pas 15 viteve magji dhe spektakël të dhuruar në stadiumet më të mëdha europiane, duket se epokës së Mesit dhe Ronaldos i ka ardhur fundi. Ylli argjentinas i tha lamtumirën Ligës së Kampionëve një javë më parë pasi u eliminua nga Reali i Madridit.

Por nga pas këtë herë e ndjek edhe Kristiano Ronaldo. Portugezi detyrohet të përfundojë rrugëtimin e tij në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Diego Simeone “fik“ ”djajtë e kuq, teksa Atletiko e Madridit ka marrë një fitore minimale 0-1 në transfertë me anë të një goli nga Renan Lodi në minutën e 41-të. Kaq ka mjaftuar që Junajtid të eliminojet nga kompeticioni më i lakmuar për klube.

Ndërkohë në Amsterdam festa i ka takuar Benfikës. Luzitanët kanë mposhtur Ajaksin me rezultatin 0-1, teksa Nunjez ka tundur rrjetën në minutën e 77. Kështu Benfika pret biletën për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online