“Do bëja peticion për Rrahmanin“, gazetari i “La Gazzetta dello Sport”: Nuk gabon thuajse asnjëherë, por gazetat…

Amir Rrahmani po garanton gjithnjë e më tepër siguri në prapavijën e Napolit. Mbrojtësi shqiptar është kthyer në një nga shtyllat e skuadrës italiane këtë sezon. Gazetari i “La Gazzetta dello Sport“, Gaetano Imparato, ka folur për “Radio Kiss Kiss Napoli”, ku ka vlerësuar së tepërmi Rrahmanin, për të cilin shprehet se meriton nota më të larta në vlerësimet e bëra nga gazetat pas ndeshjeve.

“Po të isha në Napoli do të merrja një mbrojtës të ri. Meqë ra fjala, do të bëja një peticion për Amir Rrahmanin. Pse është kaq i nënvlerësuar? Ai meriton një gjysmë vote shtesë çdo herë në fletore (vlerësimet pas ndeshjes). Nuk gabon pothuajse asnjëherë, por në raportet e gazetave të ndryshme ai paguan neglizhencën e shokëve të skuadrës”, ka thënë Gaetano Imparato./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online