Fundi i një epoke, largohet një nga arkitektët e mrekullisë Islandë

Islanda ka qenë një surprizë e bukur për të gjithë, sidomos në Europianin 2016, kur kaloi grupet dhe eliminoi Anglinë, por edhe në Botërorin e këtij viti, ku ndali Mesin me shokë në fazën e grupeve në një barazim 1-1.

Një meritë të madhe në këto suksese ka dyshja Lars Lagerbak-Heimir Hallgrimson, dyshja drejtuese që e mori drejtimin në fillim të dekadës dhe ndryshoi historinë e futbollit islandez.

Sot trajneri Heimir Hallgrismson ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Islandës, pas 7 vitesh punë aty, duke e nisur në vitin 2011 si ndihmëstrajner e duke marrë drejtimin i vetëm pas Euro 2016, kur u largua suedezi Lagerbak.

Ka qenë vetë federata islandeze që përmes një postimi ka bërë me dije se 51-vjeçari ka dhënë dorëheqjen nga roli i trajnerit: “Federata e futbollit islandez konfirmon se trajneri Heimir Hallgrismson nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Islandë. Hallgrimson e ka lënë drejtimin me kërkesën e vet, pas 7 vitesh pjesë e kombëtares”.

Një histori suksesi, sepse pa diskutim që tekniku 51-vjeçar ka hyrë në histori me sukseset e tij, por ka hedhur bazat dhe për një të ardhme akoma dhe më të mirë, duke qenë një shembull për të gjithë, sepse si futbollist pati karrierë modeste, më pas u bë dentist dhe nuk e la punën as kur u bë pjesë e stafit drejtues të kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online