Fundi i një “dashurie”! Në fund të sezonit Giacomo Bonaventura largohet përfundimisht nga Milani

Milani ka arritur një marrëveshje me Giacomo Bonaventura në lidhje me zgjatjen e kontratës së tij deri në fund të sezonit, e cila teorikisht duhet të mbaronte në 30 qershor. Megjithatë kjo nuk do të thotë asgjë, pasi kampionati italian ndryshe nga çfarë ishte planifikuar, do të përfundojë në fund të verës, kur do të jetë dhe koha kur Bonaventura do t’i japë fund karrierës së tij tek Milani.

Sipas “Calciomercato”, e ardhmja e italianit është e lidhur me një kalim tek Torino, të cilët kanë shprehur interesimin e madh për mesfushorin. Edhe vetë Bonaventura nuk e ka mohuar një transferim të tillë, ku do të ketë mundësinë të luajë si titullar. Bonaventura u transferua nga Atalanta tek Milani në vitin 2014, pas një forme të shkëlqyer.

Edhe në “San Siro” arriti të mbajë të njëjtat performanca sa shumë shpejt mbështetësit e klubit menduan se kishin gjetur “top-player-in” e kërkuar në mesfushë. Por dëmtimet e shumta e “dënuan” 30 vjeçarin duke e mbajtur me periudha të zgjatura larg fushave të gjelbra. Pas 6 vjetësh duket se lamtumira mes klubit dhe lojtarit më të dashur për tifozët është shumë pranë dhe Milani do t’i duhet të gjejë zëvendësin e tij sa më parë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online