“Banda e shqiptarëve“ gati të shijojë emocionet e tifozëve, Kroacia hap dyert e stadiumeve

Më e vështira duket se kaloi dhe tani shtetet po i rikthehen atij normaliteti që të gjithë jemi mësuar të jetojmë. Kroacia e ka marrë vendimin dhe bëhet vendi i radhës që rikthen futbollin së bashku me tifozët. Edhe pse skuadrat kroate kanë nisur të luajnë ndeshjet e tyre, tashmë do të kenë mundësinë ta bëjnë një gjë të tillë në një stadiume të mbushura.

Ka qenë vetë vetë drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Krunoslav Capak, ai që ka konfirmuar lajmin e bukur për të gjithë sport dashësit në emisionin “Mirëmëngjes Kroaci“ në HRT. Capak ka zbuluar edhe datat, duke përmendur 12 dhe 14 qershorin si mundësitë për të rikthyer tifozët në stadiume, të cilët duhet të ndjekin rregullat e sigurisë dhe distancës.

Në këtë mënyrë “Banda e shqiptarëve“ do të ketë mundësi të shijojë edhe njëherë emocionet e vërteta që di të dhurojë futbolli, ai me tifozë. Madje sipas fjalëve të Capak, derbi i Zagrebit i planifikuar për t’u luajtur këtë fundjavë mund të vijë së bashku me tifozët, duke bërë që atmosfera të jetë e duhura për një ndeshje të tillë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online