Adrion Pajaziti është një nga talentet premtuese shqiptarë, i cili është pjesë e klubit të Fulham-it. Megjithëse ende nuk është bërë pjesë e ekipit të parë, pritshmëritë nga klubi londinez janë të larta. Drejtuesit e Fulham-it kanë refuzuar një ofertë nga Kroacia për Adrion Pajazitin.
Gorica kërkoi huazimin e 21-vjeçarit shqiptar për këtë sezon, por klubi anglez iu përgjigj negativisht. Sipas mediave në ishull, drejtuesit e Fulham-it dëshirojnë ta huazojnë brenda Mbretërisë së Bashkuar. Një shenjë kjo se dëshirojnë ta përgatisin për futbollin e Premier League-s, i cili ndryshon për nga intensiteti nga kampionatet e tjera në Europë. Kështu në klubin londinez synojnë që ta rrisin talentin e tyre brenda ishullit, në mënyrë që të jetë gati për të mbajtur veshur fanellën e Fulham-it në të ardhmen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/