Fulhami pa frena në merkato, blen edhe yllin e kombëtares serbe

Fulhami është kthyer në Premier Ligë dhe tashmë ka ambicie të mëdha, ndaj po bën shpenzime të konsiderueshme për të ndërtuar një skuadër sa më cilësore.

Sot klubi londinez ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit Aleksandar Mitroviç, për rreth 22 milionë sterlina, nga Njukaslli.

23-vjeçari luajti në huazim te Fulhami edhe sezonin e fundit, duke shënuar 12 gola në 15 ndeshje si titullar dhe duke qenë vendimtar në garën për ngjitje në Premier Ligë, ndaj Fulhami ka bërë gjithçka për ta mbajtur.

Njukaslli e bleu në vitin 2015 për 21 milionë euro nga Anderlehti dhe sezoni i parë ishte shumë i mirë, por më pas gjërat nuk shkuan si pritej, edhe pse Mitroviç në kombëtaren serbe ka vite që është një lojtar kyç dhe shënoi edhe në Kupën e Botës këtë verë, në ndeshjen kundër Zvicrës.

Mitroviç ka firmosur kontratë 5-vjeçare dhe bëhet përforcimi i radhës në një verë mjaft interesante për Fulhamin, që ka blerë disa lojtarë cilësorë, ku pikat mesfushori Seri, i blerë për 30 milionë euro nga Nica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *