Fukui: Na duhen përforcime, keqardhje për pozicionin

Masato Fukui ka qenë vendimtar me golat e tij për Kamzën. Japonezi ndërkohë ka një mesazh për drejtuesit dhe lidhet me afrimet në ekip, që sipas tij janë të domosdoshme. Mesfushori anësor flet edhe për përgatitjet e skuadrës së tij gjatë kësaj periudhe.

“Mendoj se po punojmë shumë mirë në aspektin fizik. Kanë ardhur disa lojtarë të vlefshëm për skuadrën, megjithatë kemi nevojë edhe për përforcime të tjera. Nuk jam unë ai që mund të përcaktoj pozicionet, por shpresoj të kemi edhe më shumë prurje”, thotë Fukui për Supersport.

Në aspektin personal Fukui ka bërë mirë: “Kur analizoj rezultatet në planin personal, jam i kënaqur me paraqitjet e mia në dy fazat e para. Kam gjetur disa herë golin dhe për këtë më vjen mirë, por jam akoma më i lumtur që golat e mi kanë sjell pikë për skuadrën. Megjithatë kam një ndjenjë zhgënjimi në lidhje me rezultatet dhe pozicionin aktual të ekipit në renditje.”

Mbijetesa është objektivi kryesor për Kamzën dhe kjo e kënaq Fukuin, ndërkohë që kur pyetet nëse do të largohet po t’i shkojë ndonjë ofertë, japonezi thotë: “Nuk di çfarë të them, varet nga oferta që mund të vijë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *