Ftohtësi gjermane edhe pas skandalit me Spanjën, çudia vjen me vendimin për trajnerin e Kombëtares

Gjithmonë kemi parë sesi Gjermania ose një klub që përfaqëson këtë vend të jetë i pamëshirshëm ndaj kundërshtarit, për ta mundur me një numër të lartë golash, si të ishte duke u luajtur tenis dhe jo futboll. Por asnjëherë më parë nuk ishte parë një shuplakë e tillë sesi goditet Gjermania, pasi u mund në shifrat 6-0 nga Spanja.

Por edhe në momentin më të keq, më turpërues të tyre, ka gjithmonë shumë për të marrë shembull. Personi përgjegjës për Kombëtaren e Gjermanisë, Oliver Bierhof, ka folur sa i përket të ardhmes së trajnerit Joakim Lëv.

Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e shkarkimit të menjëhershëm, çuditërisht vjen edhe konfirmimi i dytë. Me gjakftohtësinë karakteristike të një gjermani, Bierhof është shprehur se asgjë nuk mund të ndryshojë brenda 90 minutave dhe se Gjermania do të përgatitet për të ardhmen me të njëjtin trajner.

“Padyshim që do të vazhdojmë me Lëv edhe në të ardhmen. Kjo ndeshje nuk ka ndryshuar asgjë për prespektivën tonë. Ne besojmë ende te Joakim Lëv, nuk ka asgjë dyshim në lidhje me këtë. Tani duhet që të analizojmë gabimet tona dhe të përgatitemi për ndeshjet e vitit të ardhshëm”, ka thënë Bierhof. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online