“Kur të pamëshirshmit shkelen me këmbë”! Nuk ndodhte që nga 1931, Gjermania turpërohet nga Spanja

Sot në mbrëmje duhej të mbyllej një vit kalendarik për Kombëtaren e Gjermanisë, por për trajnerin e saj, Joakim Lëv, është mbyllur një cikël. Pakënaqësi të mëdha kishte nga tifozët që përpara përballjes së sotme kundër Spanjës. Disa rezultate zhgënjyese dhe fitore aspak bindëse në lojë e kanë shoqëruar Lëv, që i ka ditët e numëruara.

Spanja e ka turpëruar Gjermaninë në shifrat 6-0, duke shkelur me këmbë ata që deri sot konsideroheshin si “të pamëshirshëm”, për ta shtypur kundërshtarin edhe në momentin që ngre flamurin e bardhë. Këtë ndjenjë e kanë provuar vetë gjermanët kundër spanjollëve, ndërsa një humbje e tillë në këto shifra nuk ndodhte që nga 1931, atëherë kur Austria do të fitonte në shifrat 6-0. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online